Thaçi kujton pesë mjekët që vdiqën nga COVID-19: Heronjtë e pandemisë - Gazeta Express
string(68) "thaci-kujton-pese-mjeket-qe-vdiqen-nga-covid-19-heronjte-e-pandemise"

Gazeta Express

06/08/2020 11:29

Thaçi kujton pesë mjekët që vdiqën nga COVID-19: Heronjtë e pandemisë

Gazeta Express

06/08/2020 11:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot pesë mjekët kosovarë që kanë humbur jetën në përballjen me COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Kreu i shtetit i ka cilësuar këta mjekë si heronjtë e pandemisë, derisa ka shtuar se çdo mantelbardhë është hero në përballjen me virusin COVID-19.

Lexo Edhe:

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi. /Express/