Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancën e sotme në Hagë ka kërkuar fjalën për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës për 28 nëntor.
Thaçi iu drejtua gjykatësit, duke i thënë se caktimi i seancës për sot do të duhej të shmanget dhe se gjërat që s’i lejojnë në shtetet e tyre të mos i lejojnë në Kosovë.
“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance dhe për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor. Por, është me interes që në këtë gjykatë që të mos ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet te tuaja përkatëse. Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. Ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare si çdo popull i lirë në botë, feston dhe kujton. Edhe ai i i Kosovës edhe kujton edhe feston. Nuk më mbetet tjetër që t’i uroj shqiptarët që të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, tha Thaçi.
Por, gjyqtari Christoph Gosnell tha se data ishte caktuar pas konsultimeve me të gjitha palët, e siç tha ai, nuk kishte asnjë kundërshtim.
“Faleminderit zotëri Thaçi për këto fjalë. Më duhet të them se këtë datë e caktuam pasi u konsultuam me të gjitha palët dhe asnjë kundërshtim nuk pati në këtë ditë”, deklaroi gjyqtari.
Kjo seancë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ishte nisja e konferencës javore në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë./Express/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...