Thaçi e lëvdoi mbrëmë, Rama ia kthen sot: Komandant, çka s'është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare - Gazeta Express
string(122) "thaci-e-levdoi-mbreme-rama-ia-kthen-sot-komandant-cka-seshte-as-e-lire-dhe-as-me-ere-te-mire-eshte-drejtesia-nderkombetare"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:05

Thaçi e lëvdoi mbrëmë, Rama ia kthen sot: Komandant, çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:05

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas deklaratave nga Haga të ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili tha: “Unë jam privuar përkohësisht, por populli im është i lirë”.

Rama tha se drejtësia ndërkombëtarë “s’është as e lirë dhe as me erë të mirë”.

“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas lëvdatave që mori nga Thaçi, i cili mbrëmë në një intervistë me shkrim në Klan Kosova tha se Shqipëria sot është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore dhe sipas tij, Rama po e bën historinë europiane të shqiptarëve.

“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore.  Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim.  Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët.  Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi./Express/