Thaçi deklarohet për takimin e dy shtatorit, nuk tregon nëse do të jetë pjesë e tij - Gazeta Express
string(78) "thaci-deklarohet-per-takimin-e-2-shtatorit-nuk-tregon-nese-do-jete-pjese-e-tij"

Gazeta Express

14/08/2020 9:22

Thaçi deklarohet për takimin e dy shtatorit, nuk tregon nëse do të jetë pjesë e tij

Gazeta Express

14/08/2020 9:22

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth takimit të dy shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo Edhe:

Megjithatë, nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.  

“Mirëpres njoftimin për takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Mëngjesin e sotëm Grenelli dha lajmin për takimin Kosovë-Serbi në Washington.

Ky takim do të mbahet pas dështimit të atij të 27 qershorit. Ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.