Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit.
Klubi anglez ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje në parim edhe me klubin e Borussia Dortmundit, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e lëshuar sot nga “Qytetarët”, u bë e ditur se Haaland do t’i bashkohet skuadrës nga 1 korriku i këtij viti.
Manchester City can confirm that we have reached an agreement in principle with Borussia Dortmund for the transfer of striker Erling Haaland to the Club on 1st July 2022.
The transfer remains subject to the Club finalising terms with the player.— Manchester City (@ManCity) May 10, 2022
Manchester City nuk zbuloi detaje të tjera, por besohet se 21-vjeçari do të ketë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/