Edwin van der Sar ka konfirmuar se nuk është më në repartin e kujdesit intensiv pasi pësoi një hemorragji në tru javën e kaluar.
Legjenda holandeze u dërgua me urgjencë në një spitali në Kroaci, ku kishte qenë me pushime me familjen e tij, me një diagnozë që konfirmonte se kishte pësuar një hemorragji cerebrale, transmeton Gazeta Express.
Klubi i Ajaxit njoftoi të shtunën se ish-portieri ishte transferuar në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Holandë, ku u raportua se ai ishte në një gjendje më të mirë
Në një postim në llogarinë e tij në “Twitter” këtë të martë, Edwin van der Sar tha se shpreson të kthehet në shtëpi javën e ardhshme.
Krahas një fotografie me gruan e tij Annemarie, 52-vjeçari shkroi në “Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e shkëlqyera dhe mbështetëse. Jam i lumtur të ndaj që nuk jam më në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë, unë jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën tjetër dhe të bëj hapin tjetër në rimëkëmbjen time!”.
First of all, we want to thank everyone for all the great and supportive messages.
— Edwin van der Sar (@vdsar1970) July 18, 2023
I’m happy to share that I’m no longer in the intensive care unit. However, I’m still in hospital. I hope to go home next week and take the next step in my recovery! pic.twitter.com/3LSNC72ki0
/Gazeta Express/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...