Koha e Bernardo Silvas në Manchester City po kalon ditët e fundit.
Mesfushori portugez do të largohet nga Manchester City, me PSG-në që me shumë gjasë do të jetë destinacioni i tij i radhës.
Klubi francez veçse ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, me Luis Enriquen që e vlerëson atë shumë, pasi është një lojtar versatil dhe që mund të përdoret në disa pozicione.
Në anën tjetër, edhe City është “pro” largimit të tij, me klubin anglez që ia ka caktuar çmimin prej 50 milionë eurove.
Silva ka përvojë edhe në Ligue 1, aty ku kishte luajtur për një kohë me AS Monacon.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...