“Tezja e saj…” - Motra e Mateos tregon pse nuk përqafoi Brikenën kur hyri në BBV 5 - Gazeta Express
string(77) "tezja-e-saj-motra-e-mateos-tregon-pse-nuk-perqafoi-brikenen-kur-hyri-ne-bbv-5"

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2026 22:06

“Tezja e saj…” – Motra e Mateos tregon pse nuk përqafoi Brikenën kur hyri në BBV 5

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2026 22:06

“Me thënë të drejtën ishte gjëja e parë që më erdhi me i thënë”

E ftuar në “She’s on air” në Top Albania Radio ka qenë së fundmi motra e Mateos, Kejsi Borri. Ajo ka komentuar rrugëtimin e të vëllait brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Gjithashtu ka treguar edhe disa detaje në lidhje me prindërit e saj se çfarë mendojnë për Brikena Selmanin, banoren që Mateo ka shprehur pëlqim.

Kejsi foli edhe për momentin kur hyri në shtëpi për sfidën e mosreagimeve. Ajo u shpeh se Brikena kishte shumë emocione dhe po dridhej dhe më pas shtoi se i ka ngelë pishman që nuk e ka përqafuar.

Pjesë nga intervista:

Ti iu afrove edhe Brikenës dhe i the ‘qenke më e bukur live’. E ke bërë në një formë straregjie me i treguar ‘ej, afroju vëllait tim, ke miratimin tonë’ apo ishte ajo ndjesia jote, gjëja e parë që të erdhi me i thënë?

Me thënë të drejtën ishte gjëja e parë që më erdhi me i thënë. Një përshëndetje e vogël që unë i bëra nga tezja e saj ishte që t’a bëja atë të kuptonte që t’i mund të ndihesh më rehat këtu, se mbështetjen e familjes tënde e ke.

Ti nuk e përqafove në asnjë moment

Nuk e përqafova Brikenën dhe në fakt më ka ngelë pak si pishman le të themi. Në momentin që unë po i flisja, ajo ishte shumë e emocionuar dhe nuk më shikonte dot as në sy, po i dridheshin duart. Edhe unë kisha shumë siklet dhe emocione, edhe sikur më iku situata në ato momente.

Mesazhin tënd ti ia dhe?

Po, atë që doja me i thënë ja thashë dhe ishte realisht më e bukur live. Nuk doja me e vënë në siklet sinqerisht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement