Tevez e mohon se është pensionuar nga futbolli - Gazeta Express
string(46) "tevez-e-mohon-se-eshte-pensionuar-nga-futbolli"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 9:55

Tevez e mohon se është pensionuar nga futbolli

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 9:55

Rreth dy javë më parë, Carlos Tevez humbi të atit për shkak të infektimit me Koronavirus.

Për këtë arsye, 37-vjeçari ka munguar për një kohë relativisht të gjatë në stërvitjet e Boca Juniors, duke “ushqyer” zërat se kishte vendosur të tërhiqej përfundimisht nga futbolli.

Lexo Edhe:

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City-t  dhe Juventusit në Evropë i ka hedhur poshtë këto raportime.

“Për fat të keq, ka shumë njerëz që duhet të informohen më parë, por në vend që ta bëjnë këtë, shpërndajë thashetheme keqdashëse në formë pyetjesh. E them këtë sepse po shkruajnë shumë gjëra në lidhje më të ardhmen time që nuk janë të vërteta.”

Carlos Tevez ka mundur të fitojë plot 5 tituj kampion në Angli dhe Itali: 2 me Manchester United, 1 me City-n dhe 2 me Juventusin.