Teutë Halili sjell cover këngët “Another love” dhe “Wicked game”
Teutë Halili është emër i ri në skenën muzikore, por vokali i saj i veçantë është mjaft premtues.
Si debutim në muzikë ajo ka zgjedhur të sjell cover dy këngët “Another love” nga Tom Odell dhe “Wicked game” nga Chris Isaak.
Këto dy këngë, Teuta i ka sjellë me një videoklip.
Klipi është realizuar në një shtëpi të braktisur, derisa edhe vetë tekstet e këngëve flasin për një dashuri të humbur.