Tetovë: E mitura denoncon ngacmim nga 23-vjeçari, e ndiqte nga shkolla deri te stacioni i autobusit - Gazeta Express
string(97) "tetove-e-mitura-denoncon-ngacmim-nga-23-vjecari-e-ndiqte-nga-shkolla-deri-te-stacioni-i-autobusit"

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 14:57

Tetovë: E mitura denoncon ngacmim nga 23-vjeçari, e ndiqte nga shkolla deri te stacioni i autobusit

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 14:57

MPB njofton se më 02.03.2026, rreth orës 19:10, në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se vajza e tij e mitur ishte ngacmuar nga një 23-vjeçar nga rrethina e Kratovës, me të cilin njiheshin prej më herët.

Sipas denoncimit, për një periudhë të caktuar personi në fjalë e kishte shqetësuar përmes numrave të ndryshëm telefoni dhe profileve të rreme në rrjetet sociale. Po atë ditë, rreth orës 16:50, pas përfundimit të mësimit, ai e kishte ndjekur nga shkolla e mesme ku ajo vijonte mësimin deri te stacioni i autobusit.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement