Më datë 02.11.2025 në orën 00:55 në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjësit policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Xh.S. (51) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se e ka sulmuar fizikisht një grua me inicialet L.M. nga Gostivari dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë që po ndërmerrnin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
tag_katrorimaqedoni_2