Tetori muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Rama: Në Prishtinë ofrojmë kontrolla mamografie falas - Gazeta Express
string(108) "tetori1-muaji-i-ndergjegjesimit-ndaj-kancerit-te-gjirit-rama-ne-prishtine-ofrojme-kontrolla-mamografie-falas"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 15:10

Tetori muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Rama: Në Prishtinë ofrojmë kontrolla mamografie falas

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 15:10

Prishtina është bërë pjesë e muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se me këtë qëllim, do të ketë mamografi falas gjatë gjithë tetorit në kryeqytet.

“Tetori është rozë. Edhe Prishtina.  Mamografia falas, gjatë gjithë tetorit në Prishtinë. E ti që je duke kaluar këtë sfidë, DO T’IA DALËSH!”, ka shkruar Rama.

E në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, i pari i kryeqytetit ka thënë se kontrollet e hershme, shpëtojnë jetë. Si rezultat, ai shtoi se bashkë po ndërtojnë një Prishtinë më të sigurt për të gjithë.

“Shëndeti i grave është përparësi e komunës së Prishtinës. Përkushtimi ynë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është më i madh se kurrë. Në qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ofrojmë kontrolla mamografie falas për të gjitha gratë. Sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë. Një vizitë sot, mund të bëjë diferencën për të ardhmen. Bashkë kujdesemi për shëndetin, bashkë ndërtojmë një Prishtinë më të sigurt për të gjithë”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.