Tetë vjetori i T7, drejtori Leonard Kerquki tregon çfarë e dallon televizionin nga mediat e tjera - Gazeta Express
string(96) "tete-vjetori-i-t7-drejtori-leonard-kerquki-tregon-cfare-e-dallon-televizionin-nga-mediat-e-tjera"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 13:52

Tetë vjetori i T7, drejtori Leonard Kerquki tregon çfarë e dallon televizionin nga mediat e tjera

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 13:52

Drejtori i televizionit T7 dhe Gazetës Express Leonard Kerquki në përvjetorin e tetë të themelimit të televizionit, ka treguar se çka e dallon mediumin që ai e udhëheq, me mediumet e tjera.

Sipas tij, misioni i së vërtetës, vazhdon të jetë parësor. Se çka e dallon Televizionin T7 nga televizionet e tjera, Kerquki thotë se mund ta japin njerëzit që punojnë në këtë medium.

“Unë besoj në lirinë dhe pavarësinë e njerëzve, bashkëpunëtorëve te mi. Unë iu besoj atyre dhe ua lë duart e lira në gjithçka që ata bëjnë”, ka thënë Kerquki.

Kjo frymë, sipas tij është bartur nga Gazeta Express, e që ka vazhduar edhe në Televizionin T7.

“Ne mund të jemi të mirë ose te këqij, varësisht se si na vlerëson publiku. Por te ne nuk ka skenar në kuptimin që secili personazh është në shërbim të një ideje qe e ka drejtori apo pronari”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement