Tetë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit - Gazeta Express
string(48) "tete-vdekje-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit"

Tetë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Gazeta Express

13/08/2020 15:10

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Lexo Edhe:

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar Instituti.

Me këto raste, numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 373, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes“, thuhet në njoftim./Gazeta Express