Tetë orë negociata, Kurti dhe Vuçiq akoma të mbyllur - Gazeta Express
string(51) "tete-ore-negociata-kurti-dhe-vuciq-akoma-te-mbyllur"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 18:50

Tetë orë negociata, Kurti dhe Vuçiq akoma të mbyllur

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 18:50

Pas një pauze që raportohet të ketë qenë rreth një orë, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, i kanë vazhduar bisedimet në një vilë shtetërore në Ohër të Maqëdonisë Veriore.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuciqit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orë 10 në mëngjes.

Lexo Edhe:

Pas më shumë se tetë orësh, negociatat kanë vazhduar, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcakut, me Kryeministrin  kosovar dhe Presidentin serb.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para disa orësh u ka thënë gazetarëve nw Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund tw vazhdojnë deri në mbrëmje. /Express/

Fotografia: Xhemajl Rexha