Nga një patate e pjekur e mbuluar me djath të grirë, tek një biskotë e shoqëruar me një fetë të butë djathi e pak reçel, apo te sanduiçi klasik me djathë të shkrirë – mënyrat për ta shijuar djathin janë pothuajse të pafundme.
Megjithatë, për pasionantët e djathit, një lajm jo edhe aq i këndshëm është fakti që për vite me radhë ai është konsideruar “armik” i shëndetit, për shkak të nivelit të lartë të yndyrave të ngopura. Shpesh është këshilluar që ky produkt i qumështit të konsumohet rrallë, e sidomos të shmanget nga personat që ndjekin dieta për humbje peshe.

Djathi lidhet shpesh me kolesterolin “e keq”, i cili rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 dhe goditje në tru. Konsumimi i tepërt, sidomos kur shoqërohet me ushqime të pasura me kalori si pica apo makaronat me djathë, mund të ndikojë në shtim peshe.
Por a jemi fokusuar aq shumë tek aspekti negativ i djathit, sa kemi harruar se ai mund të jetë një ushqim me vlera të larta ushqyese?

Sipas nutricionistit të njohur Rob Hobson, përgjigjja është po – madje disa studime sugjerojnë se konsumimi i moderuar i djathit mund të ndihmojë edhe në zgjatjen e jetës.
A është djathi vërtet i dëmshëm apo vetëm i keqkuptuar?
“Ushqyeshmërisht, djathi është një burim i shkëlqyer i proteinave cilësore, kalciumit, fosforit, vitaminës B12 dhe vitaminës A,” thotë Hobson. “Kombinimi i këtyre elementeve ndihmon shëndetin e kockave, rikuperimin e muskujve dhe metabolizmin e energjisë.”
Disa lloje tradicionale djathi përmbajnë gjithashtu baktere të dobishme që përmirësojnë shëndetin e zorrëve.

Problemi i yndyrave të ngopura: më i ndërlikuar nga sa mendohet
Ndonëse yndyrat e ngopura lidhen me rritjen e kolesterolit LDL (“i keqi”), Hobson thekson se djathi nuk ndikon në mënyrë lineare tek shëndeti i zemrës.
Studime të fundit – përfshirë një të publikuar në revistën Advances in Nutrition – nuk gjetën lidhje të fortë mes konsumit të djathit dhe sëmundjeve të zemrës; madje treguan një efekt neutral dhe herë-herë mbrojtës.
Kjo shpjegohet me “efektin e matricës së bulmetit” – mënyra se si nutrientët bashkëveprojnë brenda djathit ndikon në mënyrën se si trupi i përthith yndyrat.
Djathi i shkrirë në gatime është treguar se ndikon më shumë në rritjen e kolesterolit sesa një fetë e thjeshtë djathi, megjithëse shkencëtarët ende nuk e dinë saktë pse.

Sa djathë duhet të konsumojmë?
Një porcion i shëndetshëm është rreth 30 gramë – madhësia e një kuti shkrepësesh.
Djathërat e fortë janë të pasur me kalori: p.sh. 30 g çedar përmbajnë rreth 125 kalori dhe 10,5 g yndyrë.
“Djathi mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, për sa kohë që konsumohet me masë,” thotë Hobson. “Shija e fortë e disa djathërave ju lejon të përdorni më pak.”

Djathrat që mund t’i bëjnë mirë shëndetit (dhe ata që jo aq shumë)
1. Çedari – i pasur me kalcium dhe ideal për shëndetin e kockave
Me 222 mg kalcium për porcion, çedari mbulon një të tretën e nevojës ditore të një të rrituri. Është i shkëlqyer për adoleshentët, gratë në menopauzë dhe të moshuarit.
Çedari i pjekur ka:

2. Brie dhe Camembert – djathrat që mund të ndihmojnë gjumin dhe trurin
Edhe pse më të butë dhe më të lagësht, brie përmban glikinë, një aminoacid që ndihmon gjumin e thellë, sidomos tek gratë në menopauzë.
Studimet e fundit sugjerojnë:
3. Feta dhe Halloumi – të pasur me proteina, por shumë të kripur
Djathrat grekë janë të shijshëm, por të njohur për nivel të lartë kripe.
Avantazhet e fetës:
Këto nutriente forcojnë imunitetin dhe kockat.

4. Djathrat blu – të fuqishëm, por jo gjithmonë të shëndetshëm
Djathrat me myk janë të njohur për kulturat bakteriale të dobishme, por:
Roquefort përmban andrastina A-D, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit – një nga arsyet e mundshme të të ashtuquajturit “paradoksi francez”.
5. Babybel dhe Cheese Strings – më të shëndetshme sesa mendoni
Sipas Hobson:
Babybel nuk është ultra i përpunuar:
Megjithatë, mbetën alternativa praktike, por jo ideale çdo ditë.
Në anën tjetër, produktet si Dairylea Dunkers ose Lunchables janë ultra-të përpunuara, të varfra në proteina, me shtesa dhe emulsifikues që lidhen me probleme të zorrëve.
Djathi mund të jetë një ushqim i shëndetshëm, ushqyes dhe i dobishëm, për sa kohë që zgjidhen varietete të cilësisë së mirë dhe respektohen porcionet.
Një fetë e vogël djathi cilësor mund t’i shtojë shije dhe vlera ushqyese ditës suaj – pa ju dëmtuar shëndetin. /GazetaExpress/