Tetë civilë, shumica fëmijë, vriten nga shpërthimi i bombës në Afganistan - Gazeta Express
string(71) "tete-civile-shumica-femije-vriten-nga-shperthimi-i-bombes-ne-afganistan"

Gazeta Express

01/04/2020 15:01

Tetë civilë, shumica fëmijë, vriten nga shpërthimi i bombës në Afganistan

Gazeta Express

01/04/2020 15:01

Të paktën tetë civilë, prej të cilëve gjashtë fëmijë, janë vrarë pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ra në një bombë që ishte kurdisur në rrugë në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.

Omar Zwak, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se civilët ishin duke udhëtuar me një kombibus në distriktin Gereshk në momentin e shpërthimit të bombës.

Lexo Edhe:

Ky zyrtar gjithashtu njoftoi se dy persona të tjerë janë plagosur dhe se numri i viktimave të këtij shpërthimi mund të rritet.

Të gjitha viktimat ishin nga e njëjta familje, njoftoi zëdhënësi policor e provincës Helmand, Zaman Hamdard, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por në këtë rajon janë aktivë militantët talibanë dhe anëtarët e grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik.

Më shumë se 100 mijë civilë janë vrarë prej vitit 2009 në Afganistar, në bazë të të dhënave të një misioni të Kombeve të Bashkuara në këtë shtet.