Disa punëtorë janë parë sot mbi Urën e Ibrit duke kryer disa testime. Siç raporton mediumi “KoSSev”, këto testime po kryhen në pjesën e Mitrovicës së Veriut, transmeton Express.
“Punëtorët janë aktualisht në urë, duke aplikuar shirit të verdhë në të gjithë asfaltin, në të dyja anët e urës, si dhe në mes”, raporton KoSSev.
Raportohet se ky test mund të jetë i ngjashëm me testin e qëndrueshmërisë që ishte kryer një vit më parë, kur u përdorën edhe kamionë.
KoSSev duke cituar burime jozyrtare nga KFOR-i, shkruan se testimi i ri i urës dyshohet se po kryhet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, por kjo s’është e konfirmuar./Express/
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...