string(84) "testi-zgjedhor-per-qeverine-ne-serbi-hapen-qendrat-e-votimit-ne-kosjeriq-dhe-zajecar"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2025 11:38

Testi zgjedhor për Qeverinë në Serbi, hapen qendrat e votimit në Kosjeriq dhe Zajeçar

Lajme

Gazeta Express

08/06/2025 11:38

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi është i pari prej nisjes së bllokadave të studentëve nëpër fakultete, në nëntor të viti 2024, të nxitura nga vdekja e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 në të dyja komunat, dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Në Zajeçar, qytetarët do t’i zgjedhin 50 anëtarë të Asamblesë komunale ndërsa në Kosjeriq 20 të tillë.

Në Zajeçar garojnë tetë lista elektorale, ndërsa në në Kosjeriq vetëm tri.

Në Kosjeriq garojnë listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Partia ruse – Serbia në BRICS, Sllobodan Nikoliq” dhe “Të bashkuar për Kosjeriqin”.

Në Zajeçar garojnë listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Ndryshimi që e besojmë në Ugljesha Gjuriçkoviq, Dragana Rashiq”, “Të bashkuar për të ruajtur Zajeçarin, Mirko Jellenkoviq, Milladin Kërstiq”, “Doktor Nenad Ristoviq – Vendas për Zajeçarin”, “Ivica Daçiq – SPS – Të vendosur për Zajeçarin”, lista minoritare “Koalicioni për Serbinë Lindore – Sasha Radulloviq Gërlanac”, “Ne, Forca e Popullit – profesor Branimir Nestoroviq” dhe “Serbët Liberalë – Vlladimir Kovaçeviq”.

Komisioni Zgjedhor ka bërë të ditur se në territorin e Zajeçarit, të drejtë vote kanë 47.357 banorë, ndërsa në Kosjeriq, 8.898.

Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) ka bërë të ditur në mëngjesin e 8 qershorit se të gjithë vëzhguesit e organizatës janë në Zajeçar dhe Kosjeriq.

Ndonëse në parim mund të mos duken zgjedhje shumë të rëndësishme, fushata zgjedhore në dy komunat është përcjellë nga incidentet, përleshjet mes mbështetësve të Qeverisë dhe opozitës dhe sulmeve ndaj ekipeve të gazetarëve.

Pavarësisht se kanë pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiqin. /REL

aaaaa