Testi i veçantë të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së - Gazeta Express
string(59) "testi-i-vecante-te-cilin-duhet-ta-kalojne-agjentet-e-fbi-se"

Gazeta Express

11/12/2019 14:35

Testi i veçantë të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së

Gazeta Express

11/12/2019 14:35

Për tu bërë agjent i FBI-së është punë mjaft e vështirë.

Sipas statistikave, më pak se 5 për qind e atyre që aplikojnë arrijnë të pranohen.

Lexo Edhe:

Më poshtë mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetje për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo:

Përgjigja e një numri të këtyre pyetjeve do të tregojë nëse një person ka potencial natyror për zhvillimin e aftësive të të menduarit kreativ dhe logjikës.

Cila është nëna?!

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme.

Studioni mirë imazhin.

Pyetja:

Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?

Përgjigjja:

Nëna e fëmijës është zonja në të majtë.

Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës.

Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj.

Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, pak e vendosur përpara.

Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të përballen me nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.

Dy pilula…

Një vrasës serik i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese.

Cilëndo pilulë që merrnin viktimat, vrasësi serik e merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serik mbijetonte.

Pyetje:

Si ndodhi që vrasësi gjithmonë ta marrë pilulën e padëmshme?

Përgjigjja:

Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.

Pijet

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë.

Ndërsa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë nxehtë.

Gruaja i piu 4 prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një.

Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.

Pyetje:

Pse gruaja ishte ende gjallë kur vdiq burri? Lexoni përsëri me kujdes.

Përgjigjja:

Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja kishte pirë pijet e saja shpejt, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.

Kaseta…

Imagjinoni një skenë.

Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues të kasetës pranë tij.

Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi mesazhin:

“Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time” dhe më pas një e shtënë.

Në një mënyrë detektivi nuk beson se ishte vetëvrasje.

Pyetja:

Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?

Përgjigjja:

Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?

Misteri i krishtlindjeve

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë.

Ai i ra ziles që ishte pranë derës, dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën.

Detektivi i tha:

“Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve, dhe gjatë kohës sa ishte këtu për ahengun, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe keni dhe ia vodhët disa gjëra të vlefshme”.

Pronari u përgjigj:

“Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi festën e Krishtlindjes në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve “.

Detektivi tha:

“Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ”

Pyetje: Si e dinte detektivi?

Përgjigjja:

Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të ç’kyçura nga rryma dhe në to mungon një llambë, dhe ato nuk do të punonin pa të.

Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën.

Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo.