Testet masive për Covid, Rama 'acarohet' me PD: Strategjinë e vendosin ekspertët dhe pikë! - Gazeta Express
string(85) "testet-masive-per-covid-rama-acarohet-me-pd-strategjine-e-vendosin-ekspertet-dhe-pike"

Testet masive për Covid, Rama ‘acarohet’ me PD: Strategjinë e vendosin ekspertët dhe pikë!

Gazeta Express

07/04/2020 15:18

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në kundërshti me thirrjen e përsëritur të Partisë Demokratike, për nevojën e kryerjes së testeve masive tek qytetarët, si mënyra më e mirë për të luftuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Përmes një ‘cicërime’ në twitter, Rama shkruan se strategjinë e testeve në vend e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve, kurse qeveria vetëm e zbaton.

Lexo Edhe:

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”-shkruan Rama.

Pak më parë, përmes një dalje të doktoreshës Mirela Tabaku, PD i kërkoi qeverisë nisjen e testeve masive në Shqipëri.