Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit - Gazeta Express
string(49) "testet-gjenetike-qe-mungojne-per-tumoret-e-trurit"

Shneta tjera

Gazeta Express

02/03/2026 20:57

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Shneta tjera

Gazeta Express

02/03/2026 20:57

Pacientët me tumore agresive të trurit po privohen nga teste gjenetike që mund t’u hapnin rrugën trajtimeve potencialisht shpëtuese, paralajmëron organizata Brain Cancer Justice.

Sipas saj, megjithëse në Mbretërinë e Bashkuar ka barna të reja që targetojnë mutacione specifike, pacientët nuk mund t’i përfitojnë ato pa kryer më parë analiza gjenetike – të cilat aktualisht nuk ofrohen rutinë nga NHS për këtë kategori.

Shifra alarmante

Kanceri i trurit prek rreth 12,000 britanikë çdo vit dhe shkakton afro 5,000 vdekje. Forma më e rëndë, glioblastoma, ka një mbijetesë mesatare prej 12–18 muajsh. Vetëm 5 për qind e pacientëve jetojnë pesë vjet pas diagnozës, sipas The Brain Tumour Charity.

Mbretëria e Bashkuar renditet ndër vendet me normat më të ulëta të mbijetesës në botën e zhvilluar për këtë lloj kanceri.

Pse kërkohen testet?

Gjatë dekadës së fundit, NHS ka zgjeruar aksesin në testime gjenetike për disa lloje kanceri, pasi shumë trajtime moderne funksionojnë vetëm tek pacientët me mutacione të caktuara.

Megjithatë, pacientët me tumore të trurit zakonisht nuk testohen, pasi shumica e këtyre tumoreve nuk konsiderohen të shkaktuara drejtpërdrejt nga mutacione të trashëguara.

Sipas Brain Cancer Justice, kjo i lë pacientët jashtë mundësisë për barna të reja si vorasidenib – një terapi e synuar për pacientët me mutacionin IDH, që sipas studimeve ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit.

Organizata ka nisur një peticion që kërkon ofrimin e testimit gjenetik për të gjithë pacientët me kancer të trurit. Më shumë se 100,000 persona e kanë nënshkruar tashmë, çka e detyron Parlamentin ta shqyrtojë për debat.

Reagimi zyrtar

Një zëdhënës i Department of Health and Social Care deklaroi se çdo diagnozë e kancerit të trurit ka ndikim të thellë për pacientët dhe familjet e tyre. Sipas tij, Plani Kombëtar për Kancerin synon përmirësimin e mbijetesës për kanceret e rralla përmes diagnostikimit më të hershëm, trajtimeve më të mira dhe kërkimit shkencor.

Qeveria ka investuar mbi 25 milionë paund në konsorciumin kërkimor për tumoret e trurit dhe mbi 141 milionë paund për kërkime në fushën e kancerit gjatë vitit 2024/25. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement