Tesla në histori, prodhon një milion vetura - Gazeta Express
string(42) "tesla-ne-histori-prodhon-nje-milion-vetura"

Gazeta Express

11/03/2020 1:51

Tesla në histori, prodhon një milion vetura

Gazeta Express

11/03/2020 1:51

Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka shkruar histori këtë javë me prodhimin e veturës së 1-miliontë. Kjo veturë është Model Y.

Themeluesi i kësaj kompanie, Elon Musk, këtë moment historik e ka shpërndarë në Twitter, shkruan autoblog. Ai ka publikuar një fotografi të kësaj veture të 1-miliontë ku rreth tij shihen një grup i madh punonjësish të Teslës.

Lexo Edhe:

Modeli në foto vjen me paketën “Performance”, e cila përfshinë amortizatorët e rinj (që e bëjnë këtë Model Y më të ulët), rrotat prej 21-inçësh, pedalet nga alumini, si dhe shpejtësinë maksimale tani ky model e arrin deri në 250 kilometra në orë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Model Y tani autonominë e ka të zvogëluar nga 500 në 450 kilometra.

Përveç se është veturë e 1-miliontë, Model Y është po ashtu shenjë se Tesla do të bëjë plane të mira për fillimin e dërgesave të këtij Crossoveri elektrik këtë muaj.

Këto Model Y të prodhuara më herët vijnë me bateritë me kapacitet të lartë. Çmimi fillestar për versionet me bateritë me kapacitet të lartë është rreth 46,850 euro. Po ashtu, do të ofrohen edhe versione më të lira por Tesla nuk do të fillojë dërgesat e këtyre versioneve deri në fillim të vitit të ardhshëm.