Tesla ndërton panelet solare nga të cilat mbushën veturat elektrike - Gazeta Express
string(67) "tesla-nderton-panelet-solare-nga-te-cilat-mbushen-veturat-elektrike"

Tesla ndërton panelet solare nga të cilat mbushën veturat elektrike

AutoTech

Gazeta Express

29/06/2021 3:37

Prodhuesi i veturave elektrike Tesla, ka njoftuar se ka hapur stacionin e parë për mbushje të veturave elektrike në Kinë, e cila funksionon me panele solare dhe që ka hapësirë për “ruajtjen” e energjisë.

Stacioni për mbushjen e veturave elektrike Lasa, do të prodhojë energji nga rrezet e diellit, ka njoftuar kompania në postimin e saj në rrjetin social Weibo, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

“Gjatë vitit 2016, Tesla u fut në sektorin e biznesit solar me blerjen e kompanive si SolarCity me seli në Kaliforni që kapi vlerën e 2.6 miliardë dollarëve, duke theksuar që synon të zhvillojë kompaninë e tij në fushën e energjetikës”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Kompania SolarRoof që merret me prodhimin e energjisë elektrike, që duket ngjashëm me sistemin e paneleve mbi kulme, ka “rezervuare” për mbledhjen e energjisë që akumulohet nga panelet solare. /Telegrafi/