Në pesë muajt e parë të këtij viti, shitjet e Tesla Model Y u rritën me 270% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 në Evropë.
Në periudhën janar-maj, prodhuesi amerikan shiti 103.716 vetura të modelit Y në Kontinentin e Vjetër.
Vendin e dytë për sa i përket shitjeve e zuri Dacia Sandero (101.947), dhe vendin e tretë Renault Clio (99.343). Volkswagen T-Roc (98.150) dhe Opel Corsa (95.338) janë gjithashtu në top pesëshe, sipas rezultateve të mbledhura nga uebfaqja e specializuar fokus2move.
Tesla Model Y: 103.716
Dacia Sandero: 101.947
Renault Clio: 99.343
Volkswagen T-Roc: 98.150
Opel Corsa: 95.338
Dacia Duster: 89.633
Volkswagen Tiguan: 78.875
Peugeot 208: 77.247
Toyota Yaris: 75.641