Teshat e trasha nuk ndihmojnë kundër ftohjes, argumentojnë epidemiologët - Gazeta Express
string(71) "teshat-e-trasha-nuk-ndihmojne-kunder-ftohjes-argumentojne-epidemiologet"

Gazeta Express

26/01/2020 16:46

Teshat e trasha nuk ndihmojnë kundër ftohjes, argumentojnë epidemiologët

Gazeta Express

26/01/2020 16:46

Veshja me rroba të trasha, mund të mos jetë zgjidhja e duhur për t’i kaluar ditët e ftohta të dimrit. Kështu të paktën po thotë oftamologu Rushit Rumanishta, i cili ka bërë të ditur se kjo gjë tashmë është vërtetuar shkencërisht

Përmes një statusi në Facebook, Rumanishta ka thënë se shkencëtarët e hedhin poshtë pretendimin e prindërve se veshja me rroba të trasha mund të na mbrojë nga ftohja.

Lexo Edhe:

“Shkencëtarët e hedhin poshtë këtë të vërtetë të etablueme në shoqëri. Prindërit të cilët zakonisht insistojnë që fëmijët e tyre të vishen trash që të mos ftohen, thjesht e kanë keq sipas shkencëtarëve të fushës”, ka shkruar Rumanishta.

Ai tutje ka treguar se në studimet që janë kryer, ka rezultuar se ata që kanë qenë më pak të veshur, nuk janë prekur më shumë nga virusi.

“Në një studim që është bërë, janë marrë dy grupe hulumtuese dhe janë vendosë në një dhomë të ftohtë. Njëri grup kanë qenë të veshur me tesha të trasha e të nxehta kurse grupi tjeter është lanë në të ftohët pa tesha të ngrohta e të trasha. Të dy grupeve i është gjuajtur në fëtyrë sprej me virus që shkaktojnë ftohje. Studimi ka vërtetue se të ftohtit fare nuk ka ndikue që grupi i cili nuk ka qenë i veshur mirë të infektohet ma tepër me virus”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë Rumanishtës në Facebook: