Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën, Riho Terras, ka kritikuar vizitën e presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, në Serbi pavarësisht thirrjeve që iu bënë atij për ta anuluar atë në shenjë përgjigjeje për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë për paradën e Ditës së Fitores.
Eurodeputeti Terras tha se këto “lloj dështimesh diplomatike” BE s’mund t’i lejojë.
“Pavarësisht kundërshtimit të eurodeputetëve nga 14 shtete të ndryshme anëtare, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, prapë se prapë vendosi të takojë shokun më të mirë të Kremlinit, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. BE nuk mund të lejojë këto lloj dështimesh diplomatike”, ka shkruar ai në X.
Despite the opposition of MEPs from 14 different Member States, @eucopresident Costa still decided to meet #Kremlin's best buddy President Vučić 🇷🇸. EU cant allow these kind of diplomatic failures! @EPPGroup @EU_Commission @Europarl_EN #Vucic #Serbia pic.twitter.com/1w111mzGJE
— Riho Terras (@RihoTerras) May 13, 2025
Për këto thirrje që iu bënë, Costa ka folur në Beograd gjatë një konference të përbashkët për media me Vuçiqin.
“Mënyra e vetme për të përballuar dallimet është të flasim dhe të kuptojmë njëri-tjetrin, të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë së bashku. Prandaj jam këtu, shumë njerëz më thanë të mos vij, por unë vendosa të vij, sepse nëse kemi problem me Serbinë, nëse kemi problem me presidentin (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, zgjidhja nuk është ‘mos hajde’ dhe ‘mos fol’, por që unë të vij, të flas, të shpjegoj këndvështrime të ndryshme”, tha Costa në Beograd./Express/