Tërmkolli: Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia - Gazeta Express

Tërmkolli: Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:44

Anëtarja e LDK’së, Melihate Termkolli, ka thënë se rrështimi kah Palestina, politikisht është i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë.

Termkolli, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se zyrtarë palestinezë kanë dalë kundr pavarësisë së Kosovës, derisa kritika ka pasur edhe për deklarimet e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, për konfliktin izraelito-palestinez, shkruan Gazeta Express.

“Nuk është as çështje e jona as takat i yni konflikti mes Izraelit e palestinezëve! Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agresive kundër pavarësisë e shtetit tonë. Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaloz”, thuhet në postimin e saj.

Gjatë ditës, Kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke e dënuar sulmin ndaj palestinezëve nga forcat izraelite.

Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa”, thuhet në postimin e tij. /Gazeta Express/