Tërmeti ‘shkund’ shtetin, Prokuroria nxjerr 19 urdhra arresti për ndërtues dhe zyrtarë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

14/12/2019 16:02

Tërmeti ‘shkund’ shtetin, Prokuroria nxjerr 19 urdhra arresti për ndërtues dhe zyrtarë

Ballina

Gazeta Express

14/12/2019 16:02

Pa kaluar shumë kohë nga ultimatum i prokurorit të përgjithshëm Olsian Cela, grupet e hetimit për tërmetin në Durrës firmosen 17 urdhëra ndalimi ndaj disa ish zyrtarëve të Aluiznit por edhe për vrasje, ndërsa të tjerët akuzohen për shpërdorim detyre për ndërtim pa leje.

Vala e arrestimeve preku të dyshuarit që janë përfshirë gjatë kontrollit të objekteve në zonën e Konvalishencës, tek pallati gjashtë katësh, hotel “Mira Mare” dhe ish hotel “Tropikal”, ku edhe autoritetet pasi ishin larguar jashtë vendit menjëherë pas tërmetit.

Prokurorët mendojnë që të dyshuarit me detyrën e funksionarëve publike kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, përfshirë në këtë rreth të implikuarish dhe projektues, mbikqyrës punimesh dhe kolaudues.