Tërmeti në Turqi: Pse ishte kaq vdekjeprurës - Gazeta Express
string(43) "termeti-ne-turqi-pse-ishte-kaq-vdekjeprures"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 14:04

Tërmeti në Turqi: Pse ishte kaq vdekjeprurës

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 14:04

Në orët e para të mëngjesit të së hënës Republika e Turqisë dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrimtar prej 7.8 ballësh duke lënë të vdekur rreth 5 mijë njerëz në të dyja shtetet dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Gjithashtu mbi 150 mijë njerëz kanë mbetur pa strehim.

Ky tërmet e ka goditur më së keqi Turqinë dhe besohet se është tërmeti më i rëndi në 100 vjetët e fundit. Epiqendra e tij ka qenë në afërsi të qytetit jugor të Gazintepit derisa është ndjerë edhe në Qipro, Kairo dhe Mosul.

Pas goditjes së parë e cila ka ndodhur pak pas orës 4 të mëngjesit, kanë qenë edhe 100 pasgoditje të tjera, përfshirë edhe një në shkallë 7.5 gjatë ditës së hënë që ndërpreu edhe përpjekjet për kërkim shpëtim nën rrënoja.

Pse ishte kaq vdekjeprurës ky tërmet

Profesoresha britanike Joanna Faure Walker që drejton Institutin për Reduktimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive në Universitetin e Londrës për BBC-në ka thënë se nuk është vetëm fuqia e tërmetit që ka shkaktuar gjithë shkatërrimin.

Një faktor tjetër që ajo përmend është edhe fakti se tërmeti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur njerëzit ndodheshin brenda dhe flinin.

Përveç kësaj ajo thotë se edhe qëndrueshmëria e ndërtesave është gjithashtu një faktor.

Pas kësaj tragjedie, Turqia ka kërkuar edhe ndihmë ndërkombëtare. Shumë shtete përfshirë edhe Kosovën tashmë kanë çuar përforcime në radhët e atyre që po kërkojnë nën rrënoja për të shpëtuar.

A janë të zakonshëm tërmetet në zonë?

Turqia është në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë, me tokë që shtrihet mbi vijën e thyerjes së Anadollit në veri të vendit që ka shkaktuar lëkundje të mëdha dhe shkatërruese.

Në vitin 1999, një dridhje me magnitudë të ngjashme me tërmetet e së hënës shkatërroi Izmirin, duke vrarë më shumë se 17,000 njerëz.

Erdogan e përshkroi katastrofën e së hënës si më të keqen e Turqisë që nga viti 1939, kur një tërmet vrau më shumë se 32,000 njerëz dhe plagosi më shumë se 100,000.

Derisa përpjekjet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë, kushtet atmosferike po e bëjnë edhe më të vështirë punën e tyre, ndërkohë që edhe gjendja e rënduar paraqitet edhe nëpër spitale të cilat janë mbingarkuar e disa edhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Lody Korua, një ekspert kërkimi dhe shpëtimi në Indonezi, tha për Times se dita e parë deri në të tretën pas një tërmeti është zakonisht “periudha e artë” për të shpëtuar jetë.

“Njerëzit që po shpëtojmë janë të plagosur – ata janë nën rrënoja dhe ne nuk e dimë se sa thellë poshtë,” tha ai. “Ata janë ngecur, ndoshta me këmbët e tyre të shtypura nga struktura e shembur, me kocka të thyera dhe nuk mund të bërtasin për ndihmë.”/Express/