Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve - Gazeta Express
string(67) "termeti-i-fuqishem-ne-turqi-pamje-qe-tregojne-reagimin-e-qytetareve"

Gazeta Express

18/02/2020 19:49

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve

Gazeta Express

18/02/2020 19:49

Menjëherë pas publikimit të lajmit për një tërmet me madhësi prej 5,2 ballësh në Manisa të Turqisë, janë publikuar edhe pamjet e para.

Sipas përshkrimit të pamjeve bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e tërmetit, përkatësisht reagimin e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Ndryshe, siç është raportuar më herët, tërmeti ka ndodhur rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale).

Së paku deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar.