Tërmeti apokaliptik në Turqi, Begaj: Lutemi për rimëkëmbjen e shpejtë - Gazeta Express
string(67) "termeti-apokaliptik-ne-turqi-begaj-lutemi-per-rimekembjen-e-shpejte"

Shqiperi

Gazeta Express

08/02/2023 13:16

Tërmeti apokaliptik në Turqi, Begaj: Lutemi për rimëkëmbjen e shpejtë

Shqiperi

Gazeta Express

08/02/2023 13:16

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë në Tiranë ku dhe është takuar me ambasadorin turk në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

Në një postim në Facebook, Kreu i shtetit thotë se ka shprehur ngushëllimet pranë kësaj ambasade për tërmetin e datës 6 Shkurt.

“Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Lexo edhe: Tërmeti në Turqi e Siri, shkon në 11 mijë numri i viktimave, mijëra të plagosur

Më tej ai thotë se i gjithë populli shqiptar “lutet për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi”.

Kujtojmë se deri më tani, numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri, ka arritur në mbi 11 mijë./Gazeta Express