Tërmeti 6.8 ballë në Ekuador, rritet bilanci i viktimave dhe të plagosurve - Gazeta Express
string(73) "termeti-6-8-balle-ne-ekuador-rritet-bilanci-i-viktimave-dhe-te-plagosurve"

Tërmeti 6.8 ballë në Ekuador, rritet bilanci i viktimave dhe të plagosurve

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 8:56

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë ka goditur provincat bregdetare të Ekuadorit ditën e djeshme.

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e lëkundjeve të forta.

Lexo Edhe:

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe siguroi se ekuipazhet janë mobilizuar në zonat e prekura për të kërkuar dhe për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej në një distancë prej rreth 10 kilometra nga qyteti i Balao, provinca Gaya, ndërsa thellësia ishte 66 kilometra.

Zyra presidenciale e Ekuadorit thotë se 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 380 janë plagosur, kryesisht në provincën El Oro.

Të paktën 44 shtëpi u shembën, ndërsa 90 të tjera pësuan dëme të konsiderueshme. Dëme janë raportuar në rreth 50 shkolla dhe 30 qendra shëndetësore, ndërsa rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Ndërkaq banorët shprehen të tmerruar nga tërmeti.

“Ne të gjithë dolëm me vrap në rrugë … ishim shumë të frikësuar,” tha Ernesto Alvarado, një banor i Isla Punia, një ishull pranë epiqendrës.