string(81) "termeti-5-4-rihter-ne-tirane-e-durres-lekundjet-nxjerrin-nga-banesat-qytetaret-85"

Gazeta Express

28/01/2020 21:43

Tërmeti, në Tiranë e Durrës lëkundjet nxjerrin nga banesat qytetarët

Gazeta Express

28/01/2020 21:43

Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë mbrëmje Shqipërinë duke sjellë panik në Tiranë e Durrës.

Lëkundjet nisën të lehta dhe me shpejtësi u intensifikuan. Vala pushoi dhe rinisi sërish me një shkundje të fundit të fortë. Sipas të dhënave të deritanishme, epiqendra e tërmetit ka qenë në Hamallajt të Durrësit.

LEXO EDHE: IGJEUM: Tërmeti 4.9 Rihter! EMCS: Dy tërmete, 5 Rihter në detin Adriatik dhe 4.1 në Shqipëri

Lëkundjet e vazhdueshme kanë sjellë panik në Tiranë dhe Durrës, duke u rikujtuar qytetarëve tmerrin e 26 nëntorit. Në rrugët e kryeqytetit dhe Durrësit të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë lënë shtëpitë. Veçanërisht në Tiranë e Durrës, shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugë, ashtu siç sugjerojnë këto foto e video të mëposhtme

Banoret ne Durres
Disa banore ne Tirane kane dale nga banesat