Tërmet te Ylli: Kryetari nuk kursen askënd pas sezonit të dobët - Gazeta Express
string(62) "termet-te-ylli-kryetari-nuk-kursen-askend-pas-sezonit-te-dobet"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 22:19

Tërmet te Ylli: Kryetari nuk kursen askënd pas sezonit të dobët

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 22:19

Pas një sezoni larg pritshmërive, kryetari i KB Golden Eagle Ylli, Shaqir Palushi, ka reaguar ashpër ndaj skuadrës, duke shprehur zhgënjimin e tij për paraqitjet dhe rezultatet.

Palushi theksoi se ekipi ka një nga buxhetet më të larta në Superligë, por rezultatet nuk pasqyrojnë investimin dhe potencialin e skuadrës, veçanërisht në vitin jubilar të 50-vjetorit të klubit.

“Ky është ekipi me buxhetin gati më të lartë në Superligë, por me rezultate pothuajse më të dobëta. Ky rezultat nuk përfaqëson potencialin e skuadrës, e aq më pak në 50-vjetorin e klubit,” – u shpreh ai.

Kreu i klubit shtoi se nëse mungon vullneti për sukses, atëherë duhet hapur rrugë për ata që janë të gatshëm të japin maksimumin për fanellën e Yllit.

Ai gjithashtu theksoi se tifozët dhe sponsorët, të cilët kanë mbështetur klubin ndër vite, meritojnë më shumë.

“Suhareka dhe ‘Xhebrailat’ meritojnë më shumë.”

Deklarata e Palushit pritet të sjellë lëvizje dhe reflektim brenda klubit në javët në vijim. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement