"Tërmet" në shtëpinë e magnatit të mediave, James Murdoch largohet nga perandoria botuese e familjes - Gazeta Express
string(97) "termet-ne-shtepine-e-magnatit-te-mediave-james-murdoch-largohet-nga-perandoria-botuese-e-familjes"

“Tërmet” në shtëpinë e magnatit të mediave, James Murdoch largohet nga perandoria botuese e familjes

Gazeta Express

01/08/2020 23:23

James Murdoch , djali më i vogël i manjatit të mediave australiane, Rupert Murdoch, ka marrë një vendim dramatik për biznesin e familjes.

Të premten, ai dha dorëheqjen nga bordi i drejtorëve të News Corp, perandoria botuese e familjes. James ka thënë se po largohej nga kompania për “mosmarrëveshjet për disa përmbajtje editoriale të botuara” nga media e saj dhe “disa vendime të tjera strategjike”.

Lexo Edhe:

Vëllai i madh i tij, Lachlan Murdoch, shërben si drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Fox, ndërsa James tashmë ka lënë atë anë të biznesit familjar, pikërisht për shkak se ndjen neveri për Fox News.

Por 47-vjeçari ka qëndruar në bordin e News Corp – diçka që kishte intriguar miqtë e familjes. Më i riu i familjes Murdoch është përplasur vazhdimisht me pikëpamjet politike konservatore të babait dhe të vëllait, e herë pas here edhe në publik.

Që nga vitit 2013, në bordin e drejtorëve të News Corp, James Murdoch është komponenti më liberal i familjes. Madje në të kaluarën ai ka kritikuar publikisht disa përmbajtje të platformave editoriale të familjes.

Vëllai i tij Lachakn ka qenë numri një i Fox Fox që nga viti 2018, i cili kryeson Fox News, Fox Business dhe pjesën tjetër të rrjetit televiziv Fox News.

Por kush është James Murdoch?

Ai ka lindur në Londër në vititn 1972 dhe është më i riu nga tre fëmijët e Rupert Murdoch nga martesa e tij me Anna Torv, të tjerët ishin motra Elisabeth dhe vëllai Lachlan.

Ai u shkollua në New York, ku studioi për film dhe histori në Universitetin e Harvardit, por ai u largua në mesin e viteve 1990 pa e përfunduar.

Duke fituar një reputacion si rebeli i familjes, ai ngriti një kompani të pavarur hip-hop, Rawkus Records, e cila nisi karrierën e reperit-aktor, Mos Def, dhe i dha një transmetim Eminemit i cili nuk njihej shumë në atë kohë.