Tërmet i fuqishëm në Turqi, mediat turke sjellin pamjet - Gazeta Express
string(54) "termet-i-fuqishem-ne-turqi-mediat-turke-sjellin-pamjet"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 12:17

Tërmet i fuqishëm në Turqi, mediat turke sjellin pamjet

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 12:17

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Turqi.

Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një lëkundje me magnitudë 6.2 është regjistruar në brigjet e Silivrit.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 6.92 kilometrash, raportojnë mediat turke

Tërmeti i fuqishëm i ndodhur në orën 12:49 është ndjerë në një pjesë të madhe të Rajonit Marmara.

Qytetarët janë hedhur në rrugë nga tërmeti i frikshëm.

Nuk dihet nëse ka dëme materiale ose lëndime në njerëz.