Tërmet i frikshëm në Rusi, 7.8 ballë - Gazeta Express
string(35) "termet-i-frikshem-ne-rusi-7-8-balle"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 7:25

Tërmet i frikshëm në Rusi, 7.8 ballë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 7:25

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Kamchatkës, në lindje të Rusisë.

Sipas të dhënave nga USGS, lëkundjet u regjistruan 128 km në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi 10 km.

Paraprakisht u dha alarm për tsunami në disa zona të Paqësorit, por që më pas ky alarm ra.

Kjo është hera e dytë që rajoni i Kamchatkës goditet nga një tërmet kaq i fortë brenda shumë pak ditësh.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar teksa lëkundja kryesore është pasuar nga disa tërmete më të vegjël.