Kandidati i GUXO-s për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara, largohet nga partia e Gërvallës e Pecit - Gazeta Express
string(100) "kandidati-i-guxo-s-per-kryetar-te-gjilanit-terhiqet-nga-gara-largohet-nga-partia-e-gervalles-e-pecit"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:25

Kandidati i GUXO-s për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara, largohet nga partia e Gërvallës e Pecit

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:25

Ilir Poroshtica, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit nga lista Guxo, është tërhequr nga gara për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Poroshtica, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të tërhiqet nga gara.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit”, thuhet në postimin e tij.

Ai ka falënderuar përkrahësit e tij, teksa ka shtuar se do të vazhdojë të kontribuoj për shoqërinë në këtë komunë.

“Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht. Me shumë keqardhje për votuesit”, ka përfunduar ai.