Letra e kongresmenëve kundër tërheqjes së trupave, Vulaj: Kosova ta ngre nivelin e bashkëpunimit dhe miqësisë me ShBA-në - Gazeta Express
string(87) "terheqja-e-trupave-vulaj-kosova-ta-ngre-nivelin-e-bashkepunimit-dhe-miqesise-me-shba-ne"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 7:50

Letra e kongresmenëve kundër tërheqjes së trupave, Vulaj: Kosova ta ngre nivelin e bashkëpunimit dhe miqësisë me ShBA-në

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 7:50

Martin Vulaj, president i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka thënë se në secilin departament të shtetit amerikan, gjithmonë ka më shumë se vetëm një linjë të influencës.

Këto komente, ai i bëri në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, duke folur për mundësinë e uljes së numrit të trupave amerikane në KFOR.

“Gjithmonë ka më shumë se një linjë të influencës nëpër administrata. Për shembull, gjatë kohës së luftës së Kosovës, para ndërhyrjes së NATO-s, ka qenë linja e zonjës Allbright, që ka qenë më agresive për ndërhyrje, dhe linja e ambasadorit Holbrooke, që ka qenë më serbo-centrist, dhe bënte presion për të mos ndërhyrë ushtarakisht. Fatmirësisht fitoi linja e zonjës Allbright”.

“Edhe në këtë kohë të rikalibrimit botëror të strategjisë së gjeopolitikës së ShBA-së, e kam theksuar se Amerika është në fazë të rikalibrimit të të gjitha resurseve të veta nëpër botë, drejt një ballafaqimi me Kinën, dhe këtu kemi parë evidencë te qasja e ShBA-së në luftën e Ukrainës, që kanë interes ta ndalojnë atë luftë dhe ta stabilizojnë atë gjendje sa më shumë, se nuk e shohin më Rusinë si kërcënim me kapacitet botëror”, deklaroi Vulaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se si rasti i Venezuelës, ashtu edhe rasti i Iranit, ka të bëjë me naftën, dhe specifikisht me naftën që Kina e merr nga këto vende.

“Në këtë kontekst, edhe resurset tjera, edhe bazat ushtarake që i kanë nëpër botë, që duke ulur kërcënimin që është nga Rusia, kjo linja që favorizonte heqjen e trupave nga Kosova, e sheh se ka më pak nevojë për t’i zvogëluar bazat ushtarake nëpër Evropë, duke përfshirë edhe ushtarët që janë në Kosovë, për t’i riorientuar dhe pozicionuar në një vend tjetër që përforcon këtë ballafaqim me Kinën”, potencoi Martin Vulaj.

Duke folur për letrën që senatorë republikanë e demokratë i dërguan Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për të mos i tërhequr trupat nga Kosova, e ku është edhe një mesazh që thonë se “Tensionet ndërmjet komuniteteve etnike serbe në veri të Kosovës vazhdojnë mes veprimeve të vazhdueshme nga qeveria qendrore e Kosovës që vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në komunitete”, Vulaj tha: “Kam pasur frikë se humbet në debate rëndësia e këtij mesazhi, pikërisht se vjen nga miqtë tanë”.

“Është shumë e rëndësishme kjo pjesë, sepse po na kritikojnë miqtë, se ne jemi duke e ngritur nivelin e tensionit. Niveli i tensionit, jo vetëm për domethënien e brendshme të Kosovës, por për domethënien e miqësisë që e kemi me ShBA-në, dhe vullnetin tonë të punojmë shumë ngushtë si partnerë, që gjithmonë t’i kemi parasysh, jo vetëm interesat tona, por edhe të aleatit kryesor që e kemi. Ne duhet të luajmë rolin e duhur për t’i ndihmuar këto interesa”.

“Kryeministri sot i ka bërë disa lëshime ndaj serbëve. Kjo mund të kritikohet në aspektin politik për shkak të premtimeve që i ka bërë më parë, por është një sinjal i bashkëpunimit. Gjëra të tilla duhet të bëhen edhe me ShBA-në, që të ngrihet niveli i bashkëpunimit dhe miqësisë, se kur ne atëherë insistojmë në mbajtjen e trupave të tyre, e kemi një kapacitet të komunikimit ndryshe për shkak të nivelit të miqësisë dhe partneritetit që e kemi”, u shpreh Vulaj. /Klankosova.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement