Tërheqja e Ilir Tashollit, Haradinaj zbulon kandidatin e ri për Kryetar të Lipjanit - Gazeta Express
string(82) "terheqja-e-ilir-tashollit-haradinaj-zbulon-kandidatin-e-ri-per-kryetar-te-lipjanit"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 13:38

Tërheqja e Ilir Tashollit, Haradinaj zbulon kandidatin e ri për Kryetar të Lipjanit

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 13:38

Pas tërheqjes së lir Tashollit, Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se kandidat i kësaj partie për Kryetar të Lipjanit do të jetë Bashkim Budakova

Haradinaj ka thënë se Budakova është një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal.

“Bashkimi njihet si njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik. Ai përfaqëson modelin e udhëheqësit të përkushtuar, me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmëri për të ndërtuar një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, si kandidat për Kryetar të Shtimes është zyrtarizuar Ramë Bislimi.

“Ramë Bislimi gëzon besimin e komunitetit dhe sjell me vete një përvojë të pasur dhe një përkushtim të palëkundur për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe qeverisje transparente. Ai është garanci për një Shtime më të mirë, më të drejtë dhe më të organizuar. Me këto dy kandidatura të fuqishme, Aleanca përmbyll nominimet në komuna, duke dëshmuar edhe njëherë vlerat që e udhëheqin; ndershmërinë, profesionalizmin dhe besimin në qytetarin”, ka shkruar Haradinaj.