Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe e fituesve të lojës shpërblyese. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini dhe në secilën pikë të ETC, duke garantuar një proces transparent dhe të drejtë.
Kjo është mundësia e fundit për të marrë pjesë dhe për të fituar shpërblimet e mëdha,të cilat përfshinë:
23 vetura Dacia Logan
88 smartphone Android
120 sete pjatash luksoze
Për çdo blerje mbi 20€, konsumatorët fitojnë një kupon pjesëmarrjeje. Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar.
Fituesit do të shpallen drejtpërdrejt gjatë eventit dhe më pas do të publikohen në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale të ETC.