“Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve: Ju lusim për qetësi - Gazeta Express
string(97) "tere-naten-pa-gjume-anetari-i-stafit-te-kombetares-turke-u-drejtohet-tifozeve-ju-lusim-per-qetesi"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:55

“Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve: Ju lusim për qetësi

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:55

Është raportuar nga mediumet turke, se mbrëmë pas hedhjes së fishekzjarrëve afër hotelit ku po qëndrojnë yjet e kombëtares së Turqisë, këta të fundit nuk arritën të bëjnë “një sy gjumë”.

Andaj, duket se ata e shfrytëzuan ditën e lojës për të pushuar, para përballjes së madhe Kosovë – Turqi.

Por, as sot nuk po janë rehat. Kjo pasi tifozë të shumtë turq kanë shkuar afër hotelit, duke brohoritur për kombëtaren e tyre.

Por, një anëtar i stafit të kombëtares turke u ka kërkuar atyre qetësi, pasi po dëshirojnë te flenë.

“Pas brohoritjeve të tifozëve para hotelit, një anëtar i stafit që doli në ballkon kërkoi qetësi, duke thënë se lojtarët po flinin”, shkruan “BPT Haber” në platformën “X”.

Ndeshja e madhe finale e “play-offit” të Botërorit mes Kosovës dhe Turqisë do të nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë në Kampionatin Botëror 2026./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement