Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, u realizua ekspozita “Terapia e Artit”, është titulluar ekspozita e realizuar sot në burgu i grave në Tiranë, “Ali Demi”.
Në këtë ekspozitë janë paraqitur punimet e realizuara nga gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin gjatë terapive më të reja të implementuara në këtë institucion.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha e burgut “Ali Demi”, Lindjana Laçi si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.Terapitë e Art-Craft dhe Legoterapia janë dy nga terapitë më të reja që kanë mundësuar realizimin e këtyre punimeve, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive si rritja e përqendrimit, eliminimi i stresit dhe mësimi i bashkëpunimit në grup.
Punimet e realizuara dhe krijuara nga gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin do të dhurohen tek Shtëpia e Fëmijës dhe tek Shtëpia e të Moshuarve.