Ter Stegen do operohet, Barcelona në telashe me regjistrimet - Gazeta Express
string(59) "ter-stegen-do-operohet-barcelona-ne-telashe-me-regjistrimet"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 11:12

Ter Stegen do operohet, Barcelona në telashe me regjistrimet

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 11:12

Kapiteni dhe portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë, me rikuperim rreth tre muaj.

Ky vendim i prish planet klubit, që shpresonte të përdorte mungesën e tij për të liruar hapësirë në kufirin e pagave dhe për të regjistruar Marcus Rashford dhe Joan Garcia.

Siç duket, koha e rikuperimit nuk përmbush kushtet për rregullin e dëmtimit afatgjatë (minimumi 4 muaj). Barcelona po mendonte edhe një largim të mundshëm të ter Stegen, por me operacionin, kjo bëhet pothuajse e pamundur.

Ndërkohë marrëdhënia mes klubit dhe kapitenit gjerman mbetet e tensionuar, pasi ter Stegen nuk e ka pritur mirë as afrimin e Garcias dhe as përpjekjet për ta shtyrë drejt largimit.

Për momentin, Inaki Pena mbetet i vetmi portier i gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit.