string(122) "tepiq-nis-publikimin-e-dosjeve-per-te-cilat-thote-se-deshmojne-lidhjet-e-qeverise-serbe-me-rrjete-te-organizuara-kriminale"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 12:19

Tepiq nis publikimin e dosjeve për të cilat thotë se dëshmojnë lidhjet e qeverisë serbe me rrjete të organizuara kriminale

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 12:19

Marinika Tepiq, deputete në Kuvendin e Serbisë dhe nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe të Drejtësisë, ka nisur publikimin e dosjeve që sipas saj dëshmojnë lidhjet e qeverisë serbe me rrjete të organizuara kriminale.

Në publikimin e saj të cilin e ka quajtur Dosja 1, Tepiq thotë se shihet komunikimi mes njerëzve të SNS-së dhe Filip Korac i cili është etiketuar nga autoritetet franceze si trafikant droge dhe ishte arrestuar në Hungari në vitin 2023.

““Vëllezërit Vuçiq dhe Novak Nediç”. Komunikim dhe foto nga dosjet autentike të Europolit dhe aplikacioni Sky ECC midis Filip Korac dhe njerëzve të tij me Novak Nediç dhe zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të SNS-së” shkruan ajo në Instagram

View this post on Instagram

A post shared by Marinika Tepić (@marinika.tepic)

Tepiq paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikojë edhe më shumë dokumente komprometuese që, sipas saj, do të tregojnë se si një kartel droge ka kapur shtetin serb”, ka shkruar ajo në vudeon e publikuar.

E këto paralajmërime, ajo i bëri para pak ditësh në një konferencë për media.

Tepiq prezantoi dokumente të dorëzuara më herët nga policia franceze në Prokurorinë për Krimin e Organizuar të Serbisë. Ajo tha se këto prova tregojnë lidhjen direkte të krerëve të shtetit serb me kontrabandimin e narkotikëve.

Sipas saj, në vitin 2021, në Tahiti është kapur një sasi e madhe kokaine, mbi të cilën ndodheshin edhe fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Tepiq premtoi se çdo ditë do të publikojë dokumente të tjera që, siç thotë ajo, vërtetojnë funksionimin e një karteli shtetëror droge nën drejtimin e vëllezërve Vuçiq, Aleksandar dhe Andrej.

Në deklaratën e saj, Tepiq përmendi edhe emrin e Novak Nediqit, një bashkëpunëtor i afërt i Vuçiqit, si hallkë lidhëse mes presidentit dhe figurave të njohura të botës së krimit si Filip Koraç.

Tepiq tha se pushteti serb kishte bashkëpunuar fillimisht me klanin kavaç, por raportet kanë ndryshuar pasi, sipas saj, Veljko Belivuk – një figurë famëkeqe e krimit të organizuar – kishte goditur fizikisht një anëtar të familjes Vuçiq përballë kompleksit “Beton Hala” në Beograd. Kjo, sipas saj, ka sjellë një afrim me klanin rival, atë të shkaljarëve.

Në konferencë, Tepiq prezantoi rreth 90 dokumente të nxjerra nga aplikacioni i komunikimit të koduar “Sky”, ku sipas saj përfshihen mesazhe, foto të sasive të mëdha kokaine dhe paraje, si dhe komunikime mes figurave kyçe të politikës dhe krimit.

Një prej fotove të publikuara sipas saj është ajo e Novak Nediqit me Branimir Vujoviqin, bashkëpunëtor i ngushtë i Filip Koraçit. Në mesazhet e përfshira, Vujoviq përshkruan se “gjysma e qeverisë është e varur nga kokaina” dhe se raportet mes Belivukut dhe Vuçiqit ishin përkeqësuar.

Tepiq lexoi edhe një komunikim të datës 5 qershor 2020, në të cilin përmendet Andrej Vuçiq dhe përfshihen deklarata si:

“Andrej e di që ti e di gjithçka që po ndodh. Ai dhe Alek nuk të duan të keqen. Andrej do ta eliminonte me dëshirë atë Veljon. Kartela e çfarëdo ministrie të hap dyert kudo – policia nuk të prek”.

Gjithashtu, ajo përmendi dhe emrin e Bojan Raiceviq (Boki), një anëtar i SNS nga Vraçari, i cili sipas saj shfaqet në komunikime të shumta me persona që kanë lidhje me pushtetin dhe krimin.

Në fund, Tepiq lexoi edhe përmbajtjen e disa mesazheve që i referoheshin ish-sekretares së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hrkaloviq, e dënuar më parë për abuzim me pozitën zyrtare. Në një prej mesazheve shkruhej:

“Dijana Hrkaloviq është vrasëse”, ndërsa përgjigjja që i atribuohet Vuçiqit ishte: “Mendoni se nuk e di unë këtë? E di më mirë se kushdo tjetër. Aleksandar Vuçiq është fytyra mbrojtëse këtu”.

aaaaa