string(67) "teper-rinore-fansat-jane-habitur-nga-fotot-e-fundit-te-mariah-carey"

Yjet

Gazeta Express

13/05/2025 20:06

Tepër rinore, fansat janë habitur nga fotot e fundit të Mariah Carey

Yjet

Gazeta Express

13/05/2025 20:06

Fansat janë fokusuar në pamjen e saj mahnitëse rinore, ku nuk ia kanë kursyer komplimentet në komentet e postimit

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey, hyri të hënën në profilin e saj në “Instagram” për të dokumentuar kohën e saj në Azi. 56-vjeçarja postoi disa fotografi dhe bashkëngjitur me to shkruante se i ‘pëlqeu shumë festimi i Ditës së Nënës në Kinë’.

Megjithatë fansat janë fokusuar në pamjen e saj mahnitëse rinore, ku nuk ia kanë kursyer komplimentet në komentet e postimit.

“Gjithmonë e bukur. Uauu, shumë e bukur. Mami e lumtur”, shkruan një nga 14.2 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.

Mariah është nëna e binjakëve 14-vjeçarë, Monroe dhe Moroccan. Artistja i habiti  fansat e saj, ku në fotot e fundit duket më e re se kurrë me kalimin e viteve.

Kujtojmë se Carey ka mohuar të ketë bërë ndonjë operacion plastik dhe ajo i ka dhënë meritën shumë faktorëve të tjerë për pamjen e saj rinore. Madje 56-vjeçarja ka dhënë herë pas here këshilla të ndryshme bukurie, të cilat variojnë nga mos pirja e duhanit e deri te fotografimi vetëm nga ‘ana e saj e mirë.

Ylli i muzikës shpesh ka theksuar rëndësinë e faktorëve të jashtëm, si këndet dhe pozicionimi. Ajo në disa raste ka pranuar se ndihet ‘e torturuar’ nga ndriçimi ‘i shëmtuar’ sipër kokës.