Tepelenë/ Qëlloi me kallash në ajër pas një konflikti, pranga 42-vjeçari - Gazeta Express
string(70) "tepelene-qelloi-me-kallash-ne-ajer-pas-nje-konflikti-pranga-42-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 14:09

Tepelenë/ Qëlloi me kallash në ajër pas një konflikti, pranga 42-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 14:09

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi qëlloi në ajër me kallashnikov si shenjë kërcënimi për një 48-vjeçar.

Ngjarja fatmirësisht pa pasoja u regjistrua më 2 nëntor pas një konflikti mes të dyve në fshatin Peshtan. Arma e zjarrit u gjet në një zonë të pyllëzuar të këtij fshati.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.