Teoria e re për “Avengers Endgame”: Në cilën kronologji kohore po jetonte Captain America - Gazeta Express
string(86) "teoria-e-re-per-avengers-endgame-ne-cilen-kronologji-kohore-po-jetonte-captain-america"

Teoria e re për “Avengers Endgame”: Në cilën kronologji kohore po jetonte Captain America

Arte

Gazeta Express

21/04/2021 1:12

AVENGERS ENDGAME tregon Captain America (të luajtur nga Chris Evans) të linte shokët e tij të Avengers të bashkuar me dëshirën e tij me Peggy Carter (Hayley Atwell) – por në cilin univers paralel ishte ai tani

Avengers: Endgame ishte i mbushur me kronologji kohore, kthesa e dramë. Një ndër to është edhe skena kur Steve Rogers linte të tashmen dhe kthehej në atë se si dukej ai në të kaluarën, për ta jetuar jetën me Peggy Carter. Ai kthehet për ta dhënë një këshillë të fundit në pjesën e fundit të këtij filmi, për të dhënë një këshillë për shokët e tij në të tashmen, por fansat kanë pyetur se si është e mundur kjo gjë.

Lexo Edhe:

Në cilin kronologji kohore është Captain America?

Kjo është një pyetje interesante të cilës i referohet seriali i fundit i Disney Plus, “The Falcon and the Winter Soldier”

Në serial, me dy Avengers (Anthony Mackie dhe Sebastian Stan)  kujtojnë shokun e tyre të humbur, të cilit i referohen si “i zhdukur”.

Fansat e Avengers Endgame e kujtojnë këtë rast, pasi ai mposht Thanosin dhe çlirohen nga ai me anë të “Infinity Stones”, por Captain paraqitet plak dhe si person që i ka tejkaluar koha e tij.

Si pasojë e këtij rezultati, ai përdori teknologjinë që e kishin perfeksionuar në film për të qenë afër Peggy Carterit, të dashurës së tij që ai e pati para se të bëhet Captain America gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në atë kohë nuk ishte e qartë se si Steve e bëri këtë, por pas filmit, fansat kanë pyetur se a lëvizi ai brenda kronologjisë së kohës “primare” apo ai aktualisht e krijojë një të tërë të re në të cilën ai dhe Peggy do të jenë të bashkuar.

Ndodhi edhe kjo, ai kthehet për ta takuar Sam Ëilson dhe Bucky Barnes por si një burrë i moshuar, duke ju treguar atyre se si jetoi jetën që kishte dashur ta jetonte para se të vdiste Peggy më 2016.

Sam dhe Bucky e vazhduan atë si një dyshe dhe në episodin e tyre flasin  në serial se si Captain ishte “zhdukur” – por çfarë do të thotë kjo?

Krijuesit e Avengers Endgame kanë mendime të ndryshme derisa Captain është në kohën e tij, por kishte vizituar shokët e tij tashmë si një i moshuar, apo ai u hodh vetvetiu brenda kohës se tij “primare”.

Edhe më konfuze është pjesa që vije nga The Ancient One (Tilda Sëinton,) e cila shpjegon që Bruce Banner (Mark Ruffalo) tregonte se si ndarja e “Infinity Stones” e ndajnë hapësirën kohore, në kohë të alternuara dhe në një multiverse.

Skenaristët Christopher Markus dhe Stephen McFeely flasin për këtë letër duke thënë: Antikët në mënyrë specifike thonë se kur merrni një “Infinity Stone” nga një kronologji kohore atëherë aty krijohet një kronologji tjetër kohore.

“Kështu që kthimi pas i Steve nuk do të thotë se është formuar një kronologji e re kohore”.

Megjithatë, regjisori Joe Russo ka një tjetër mendim, i cili thotë se ka shumë kronologji kohore në film deri në momentin e fundit të rikthimit të Captain.

“Në logjikën tonë të brendshme që ne kufizuam ata në një dhomë, kjo ishte zgjedhja që bëmë”, tha ai.

“Bazuar në atë çfarë ndodhi, ai [Captain America] mund të këtë qenë në një pjesë realiteti dhe pastaj ishte shndërruar në atë që është, kështu që e jep mburojën për një më të ri”.

Adhuruesit e “One Quora”, një libër komik, megjithatë, sugjerojnë që Captain America nuk është në një kronologji, derisa mentaliteti i Captain jeton, Steve Rogers ka vdekur.

“In The Falcon and The Winter Soldier”, Sami mban mburojën e famshme të Stevit derisa vesh uniformën e tij ushtarake, i rrethuar me dy banderola me fytyrën e Steve.

Derisa seriali filloi gjashtë muaj pasi që Snap ishte zëvendësuar, ky duhet të jetë momenti i rikthimit në këtë kronologji kohore ku shokët e tij luftuan, për të vdekur në kohën e vjetër paksa më vonë. /GazetaExpress/